ELBASAN- PROGRAMI FESTIV 2014 (3)

Programi Festiv 2014 “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit” u prit me mjaft entuziazëm në qytetin e Elbasanit.

Këndim Kurani, Ilahi të shumta, pjesë poetike, pasazhe të shkurtra nga jeta e Profetit Muhamed, u shpalosën dje në teatrin “Skampa” në Elbasan, i cili ishte tejmbushur nga qytetarë të qytetit të arsimit.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu nënvizoi se shembulli dhe modeli i Profetit Muhamed është i tillë që nuk do të shuhet deri në ditën e fundit.

“Mënyra me e mirë për të ndjekur shembullin e Profetit tonë të dashur është njohja, së pari duhet ta njohim atë në të gjitha dimensionet dhe një mënyrë mjaft e mirë e njohjes janë edhe këto programe të tilla që na mbushin zemrën me dashuri dhe besim”, tha z. Spahiu.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe drejtori i Medresesë së Elbasanit Jakup Shahin, i cili falënderoi përzemërsisht qytetarët për praninë e tyre.

Në aktivitet morën pjesë edhe prefekti i qarkut z. Arben Kamami ,Drejtoresha e Arsimit në Elbasan, znj. Jonida Cungu,  Myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të arsimit, artit dhe kulturës.

Programi festiv u organizua nga Komuniteti Mysliman, Myftinia e Elbasanit dhe Medreseja e Elbasanit.  Një program i tillë organizohet për herë të parë në këtë qytet.

7 Maj 2014

ELBASAN- PROGRAMI FESTIV 2014 (2)

elbasan elbasan 2ELBASAN- PROGRAMI FESTIV 2014 (4) ELBASAN- PROGRAMI FESTIV 2014 (1)