Elbasan (4)

Profeti i mbarë njerëzimit Muhamedi a.s. është përkujtuar edhe në qytetin e Elbasanit.

Pasditen e 29 Janarit 2014, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Elbasan, organizuan simpoziumin “Profeti Muhamed a.s. mëshirë për njerëzimin”

 

Nënkryetari i KMSH-së, nënvizoi se Profeti Muhamed, erdhi me një mesazh gjithëpërfshirës, që i drejtohet gjithë njerëzimit. “Nëpërmjet predikimeve dhe shembullit të tij, ai çrrënjosi, zakone të egra e barbare të shoqërisë, dhe bëri që njerëzimi të mbruhej me cilësi e virtyte të larta, duke i bërë, mësues të botës njerëzore, shembuj të njeriut dhe shoqërisë ideale”, tha z. Shehi.

Elbasan (1)

Myftiu i Elbasanit z. Agim Duka në fjalën e tij përshëndetëse nënvizoi rëndësinë që kanë mësimet, fjalët dhe veprat e profetit tonë në çdo aspekt të jetës, pasi ato janë busulla e një jete të moralo-shpirtërore.

Ndërkohë z. Rudi Zekthi, pedagog në universitetin e Elbasanit, foli mbi rolin e Profetit a.s., në edukimin e shoqërisë dhe z. Arben Ramka, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, trajtoi temën “Profeti Muhamed a.s., mëshirë për njerëzimin”.

Besimtarët e pranishëm në sallën e teatrit “Sakmpa” ndoqën edhe një dokumentar mbi   jetën e profetit Muhamed. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja.

Në kuadër të muajit të përkujtimit të Profetit Muhamed , paqja qoftë mbi të, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar konferenca, simpoziume e seminare në qytete të ndryshme të vendit.

 

  Elbasan (5)