Nesër është Dita e Arafatit, dita e nëntë e muajit Dhulhixhe, Dita që i paraprin Kurban Bajramit.
Kjo ditë është e zgjedhur, pasi është një nga ritualet shumë të rëndësishme të haxhit.
Lutjet e haxhinjve në vendin e quajtur Arafat, janë lutje që me shpresë të madhe pranohen nga Allahu i Madhëruar.
Profeti Muhamed (a.s) ka thënë :
“Haxhi është Arafat.”
“Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il’la Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir (S’ka zot tjetër veç Allahut, Ai është një dhe i vetëm, Ai s’ka shokë, e Tij është gjithçka, të gjitha lavdet i përkasin Atij dhe Ai është plotfuqishëm për çdo gjë.”
Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet nëpërmjet lutjeve, namazit, pendimit dhe përgjërimit ndaj Zotit.
Në Ditën e Arafatit Profetit (a.s.) i zbriti nga Zoti ajeti kuranor:
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe”.
Agjërimi i Ditës së Arafatit!
Duke qenë se kjo ditë është më kryesorja e haxhit, dhe kërkon impenjim fizik dhe shpirtëror nga haxhilerët, konsesnsusi i dijetarëve myslimanë vlerëson se për ata nuk është mirë ta agjërojnë.
Ndërsa për pjesën tjetër të besimtarëve që nuk janë në haxh, preferohet ta agjërojnë këtë ditë, (pra nesër, 19/07/2021), këshillohen nga dijetarët që të agjërojnë për shkak të vlerës së madhe që ka kjo ditë dhe agjërimi i saj.
Profeti Muhamed (s.a.) e përkufizon kështu vlerën që ka agjërimi i kësaj dite:
“Fal të gjitha mëkatet e vitit të shkuar e atij që do të pasojë.”
Zoti na mundësoftë të përfitojmë nga begatitë e Ditës së Arafatit!
Amin!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë