beder (6)

Universiteti Hëna e Plotë Bedër, diplomoi brezin e parë të studentëve në një ceremoni të organizuar në ambientet e Hotel Sheraton. 120 studentë nga 15 vende të vende të ndryshme botës përfunduan studimet universitare duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në historinë e këtij universiteti.

Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Kryetari i Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj, Kryetari i Komitetit shtetëror të kulteve Ilir Hoxholli, Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, deputetë, rektorë nga universitete të ndryshme të vendit, personalitete të shumtë nga bota akademik, fusha e medias dhe biznesit.
Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër, Dr. Ferdinand Gjana në fjalën e tij përshëndetëse, uroi studentët e diplomuar për suksesin e arritur në këto tre vite. Ai u shpreh entuziast për ecurinë e universitetit duke e konsideruar këtë ceremoni diplomimi si një pikë të rëndësishme në historinë e institucionit.

Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, uroi studentët me rastin e diplomimit dhe theksoi se marrja e dijes është një obligim që njeriu duhet ta ndjekë gjatë gjithë jetës së tij.

“Një bartës i idealeve të larta, siç është dija, ndjen respekt për vlerat me të cilat ai është i lidhur dhe jeton si një hero i dashurisë dhe i entuziazmit. Një njeri i tillë i orienton të gjitha përpjekjet drejt progresit, në mënyrë që çdo gjë të mund të ekzistojë në harmoni.  Unë kam besim të thellë se mendimet, ndjenjat dhe veprat tuaja që synojnë drejt së  ardhmes janë të lidhura ndaj vendit, ndaj popullit dhe shoqërisë sonë.”, tha z. Bruçaj.

Nga ana e tij Ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj u ndal në imazhin që ka ndërtuar universiteti Bedër. Ai theksoi se, ky institucion në tre vite aktivitet ka hedhur hapa shumë të rëndësishme duke ndërtuar një imazh mjaft pozitiv. Z. Veliaj tha arritjet e deritanishme kanë bërë që slogani i universitetit “ në emër të vlerave” të mos mbetet vetëm si i tillë por të jetë pjesë e kulturës që kanë marrë studentët në këtë institucion.

Universiteti “Hëna e Plotë”(Bedër) në vitin e tretë të aktivitetit shënon një bilanc arritjesh të jashtëzakonshme, duke u kthyer në këtë mënyrë në një nga zgjedhjet e para të kandidatëve për studentë.

beder (2)beder (9)beder (4)  beder (7)  beder (5)  beder (3)