Menjëherë pas përfundimit të faljes së Fitër Bajramit në “Sheshin Skënderbej”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hapi dyert për të pritur vizitat tradicionale me rastin e kësaj feste.

Për të përcjellë mesazhet e urimit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ishin Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Veliaj, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Klodian bulku, krerët e komuniteteve të tjera fetare të vendit, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore, lokale, përfaqësues të subjekteve politike, trupit diplomatic në Tiranë, personalitete të jetës publike, të fushës së artit, medias, biznesit, etj.

Në mesazhet e tyre ata shprehën urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta për besimtarët myslimanë të cilët me Fitër Bajramin mbyllin kështu maratonën 30-ditore të muajit të bekuar të Ramazanit.