Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i përbërë nga n/kryetarët Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi dhe përgjegjësi i Haxhit Hamdi Çurri zhvilluan një vizitë pune disaditore në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Delegacioni i KMSH-së është pritur nga zv/ministri i çështjeve fetare Abdul-Aziz Bin Abdullah LA Ammar, ku kanë diskutuar ndër të tjera për mbarëvajtjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, arritjet dhe nevojat që ka ky komunitet në shërbim të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Takimi i radhës për Delegacionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka qenë me zv/Sekretarin e Ligës Botërore Myslimane, Dr. Adel Ali Al-Sheddy, ku është folur për një bashkëpunim më të ngushtë dhe  për tu gjendur sa më pranë ne projekte të përbashkëta për restaurimin e xhamive në vendin tonë por edhe për financimin e ndërtimit të xhamive të reja që  mund të ndërtohen në të ardhmen.

Delegacioni i KMSH i ka vazhduar takimet zyrtare me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore të Rinisë Islame, Dr. Saleh S. Alëohaibi, Në fokus të këtij takimi ka qenë organizimi i përbashkët i aktiviteteve për ruajtjen e trashëgimisë islame nëpërmjet brezave të rinj dhe duke forcuar ndenjën e bashkëpunimit se vlerat e vërteta të Islamit përçohen më mirë duke pajisur me dije dhe besim brezat e rinj. Gjithashtu përfaqësuesit e KMSH kanë vizituar universitetin e Medinës, Muzeun Islam si dhe xhamitë e shenjta të Mekës dhe Medinës.

Rektorati i universitetit te Medines

zevendes ministri per ceshjtet fetare (2)

zevendes ministri per ceshjtet fetare (3)

Liga boterore e te rinjeve mysliman - kryetariLiga Boterore Islame - Sekretari i PergjthshemPunishtja e mbuleses se qabes20130629_083247 Xhamia e profetit20130628_205353Shtypshkronja e Kuranit ne Medine (2)Muzeu islam