Logo KMSHKomuniteti Mysliman i Shqipërisë është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit të punimeve për reformën në drejtësi.

Duke parë rëndësinë e kësaj reforme, KMSH shpreson që Kuvendi i Shqipërisë do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Republikës së Shqipërisë.

I bëjmë thirrje të gjithë klasës politike dhe grupeve të interesit të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të bien në konsensus për reformën në drejtësi, duke marrë parasysh interesin kombëtar dhe mbarëshoqëror.

Ne jemi përkrah çdo nisme e cila i shërbën shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë.

20 korrik 2016

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË