Komuniteti MLogo KMSHysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe me shqetësim të madh idenë e ndryshimeve kushtetuese që cënojnë kodin e familjes. Ne kërkojmë që të mos i hapet rrugë iniciativave të tilla që bien ndesh me thelbin e jetës dhe natyrshmërinë e njeriut. Ky shqetësim dhe thirrje e jona si Komunitet Mysliman, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi synon vetëm se ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave tona besimore, tradicionale e kombëtare.

Shoqëria jonë nuk është një shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe për natyrshmërinë e njeriut, nuk mund të heshtim e të tregohemi indiferentë ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit të jetës sonë, kundër kënaqësisë së Zotit.
Familja është e shenjtë, prej së cilës varet vazhdimësia e jetës mbi tokë.
Familje ose fole familjare është vetëm ajo e ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përbën një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe fortësia dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit.
Prandaj, martesat e të njëjtës gjini nuk i shohim si pjesë të traditës sonë të përbashkët dhe të të gjithë elementëve që përbëjnë këtë komb. Ne kemi një traditë të shkëlqyer familjare dhe kjo është një vlerë për shoqërinë tonë, vlerë të cilën nuk duam dhe nuk kemi pse ta humbasim.