Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të prezantohet në Panairin e Librit Tirana 2014, me disa botime të reja, së bashku me botimet periodike si më poshtë:

  1. Ç’urdhnon Kurani(Tefsiri i Fatihasë) – nga Haxhi Vehbi Dibra
  2. Bibliografi e gazetës Drita Islame (20 vjet nga janar 1992 – dhjetor 2011)
  3. Katalog i veprimtarisë së KMSH
  4. Revista Shkencore “Zani i Naltë”, nr. 9.
  5. Revista “Drita Islame”, nëntor 2014
  6. Kalendari Islam 2015

Gjithashtu në stendën e KMSH-së do të jenë të gjitha botimet e tjera të KMSH-së, si dhe libra nga të gjitha shtëpitë botuese, që operon libraria e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “Miqtë e Librit”.

Panairi i Librit Tirana 2014, do të zhvillohet si çdo vit në Pallatin e Kongreseve, në datat 12 deri më 16 Nëntor 2014.

botimet

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë