Frytet e Besimit, një mbrëmje e veçantë në Paskuqan

 paskuqan (6)“Frytet e Besimit” është zhvilluar mbrëmë në xhaminë e Paskuqanit.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi, i pranishëm në këtë aktivitet shpjegoi qëllimin e fryteve të besimit, i cili sipas tij është mbledhja dhe përkujtimi i qëllimit të krijimit. “Ne jemi krijuar për të adhuruar Allahun dhe adhurimi kryhet përmes njohjes së Tij, mesazhit dhe fjalës së Tij, ndaj dhe jemi mbledhur sot këtu. Vlerat e besimit që mbart Kur’ani dhe tradita profetike, janë ato vlera që sot anembanë vlerësohen si vlera universale dhe demokratike”, u shpreh nënkryetari Zaimi.

Ndërkohë Drejtori i Kabinetit në KMSH Oltion Kola duke përshkruar eksperiencën e tij parë të haxhit, u shpreh se gjithçka në këtë botë i bën tavaf Zotit, duke filluar nga elektronet e deri te njeriu, gjithçka rrotullohet rreth Zotit. “Njeriu është një qenie shumë e dobët, por ne kemi një gjë shumë të madhe, besimin, besimin te Allahu, të cilin e shprehim përmes dëshmisë, shehadetit dhe adhurimeve të tjera”, tha më tej z. Kola.

Ndërsa zëvendës myftiu i Tiranës Bilal Teqja u shpreh  se përmendja e Allahut përmes namazit apo edhe dhikrit është një ndër të mirat e të qenit mysliman, pasi kënaqësinë shpirtërore që njeriu ndjen gjatë përmendjes, përkujtimit dhe lutjes ndaj Zotit nuk mund ta fitosh në ndonjë mënyrë tjetër. “Madhështia e tij meriton që ne të qëndrojmë gjithmonë me fytyrat në sexhde.”, nënvizoi z. Teqja.

Gjatë programit u këndua Kur’an nga Imami Lauren Luli si dhe ilahi nga nxënësit e Paskuqanit.

Përkundër mesazheve që u përcollën, ngrohtësia e mikpritjes qëndronte mbi të gjitha, një vlerë që shqiptarët s’e kanë humbur.
Tre fëmijë që shpërndanë ujë zemzemi, dhe një foto e përbashkët përmbyllën “Frytet e Besimit”, mbrëmjen 30 tetorit në Paskuqan.

paskuqan (1) paskuqan (2) paskuqan (3) paskuqan (4) paskuqan (5)