Fondacioni arsimor “Hafiz Ali Korça” në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Bedër” ofrojnë 100 bursa studimi për vitin akademik 2018-2019.

Studentët e rinj të cilët do të zgjedhin të studiojnë në një nga programet e studimit që ofron Kolegji Universitar Bedër, në raundin e dytë dhe të tretë të regjistrimeve, do të kenë mundësinë të aplikojnë gjithashtu për të përfituar një nga bursat e vëna në dispozicion.

Nga këto bursa pritet të përfitojnë maturantët e ekselencës, ata me talente të caktuara apo ata maturantë që vijnë nga kategori të ndryshme sociale.

Programi “100 Bursa Studimi” u prezantua sot në ambientet e institucionit dhe aplikohet për të dytin vit radhazi në Kolegjin Universitar Bedër.

Të interesuarit mund të aplikojnë për bursë apo të marrin informacione rreth programeve të caktuara, duke u paraqitur çdo ditë pranë ambienteve të universitetit.

Aktualisht universiteti ofron 8 programe studimi në nivelin bachelor. Studentët këtë vit në Bedër do të kenë mundësinë të regjistrohen pranë dy degëve më të reja, në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, si dhe në Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu.

Programet në të cilat maturantët mund të aplikojnë në dy raundet e mbetura dhe ku mund të përfitojnë bursa janë:

– Drejtësi
– Shkenca Komunikimi
– Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
– Shkenca Islame
– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
– Gjuhë dhe Letërsi Angleze
– Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji
– Arsim Parashkollor dhe Fillor

KONTAKTONI!
Web: admissions.beder.edu.al
Email: [email protected]
Celular: +355 67 34 27 001