ATOMET FLASIN

Në kuadër të disa paketa botimesh të KMSH-së, Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me gazetën “Drita Islame”, organ i KMSH-së, sjell përpara lexuesit shqiptar, një përpilim artikujsh dhe pjesëza nga autorë të famshëm si Hekimoglu Ismail, Huseyn Korkmaz, etj., artikuj këto të botuar prej vitesh në gazetën “Drita Islame” në Shqipëri, si dhe në shumë gazeta dhe revista ndërkombëtare.

Ky libër i botuar edhe në disa artikuj tek gazeta “Drita Islame”, është përpiluar nga tre libërtha, kurse para jush vjen në një libër të vetëm të titulluar: “Atomet flasin”, i cili është edhe njëri prej titujve të libërthave të bashkuar, i cili në këtë libër përbën një kapitull më vete. Ato janë botuar në shumë gazeta dhe revista ndërkombëtare dhe ende e ruajnë freskinë e tyre, për arsye të metodikës së përdorur në shpjegimin dhe studimin e të vërtetave shkencore, duke i përdorur ato si çelës për të hapur dyert e së vërtetës, dyert e besimit në ekzistencën e Një Krijuesi të Pashoq dhe të Pangjashëm me askënd.