Qendra “Mbreti Selman” për Bamirësi dhe Ndihma Humanitare me anë të Ambasadës së Arabisë Saudite në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë do të shpërndajnë 50 ton hurma në të gjithë qytetet e vendit.

Ceremonia e nisjes së fushatës është zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, ku ishin të pranishëm ambasadori z. Abdul-Mu’min Muhamed Sharaf, nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli dhe përfaqësues të Qendrës “Mbreti Selman”.

Nënkryetari i KMSH-së falënderoi Qendrën “Mbreti Selman” dhe Ambasadën e Arabisë Saudite për dhurimin e 50 ton hurmave të cilat do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë.

Ambasadori i Arabisë Saudite falenderoi qendrën “Mbreti Selman” për ndihmën e dërguar në Shqipëri dhe KMSH-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ndërsa përfaqësuesit e Qendrës “Mbreti Selman” thanë se ndihmat për popullin shqiptar do të jenë të vazhdueshme dhe në vijim priten të realizohen të tjera projekte të përbashkëta.

Shpërndarja e hurmave do të realizohet me anë të myftinive në çdo qytet të Shqipërisë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Ambasada e Arabisë Saudite dhe Qendra “Mbreti Selman” kanë zhvilluar disa projektet të përbashkëta ku vlen të kujtojmë edhe projektin gjatë muajit të Ramazanit ku u shpërndanë 7300 pako me nga rreth 80 kg ushqime për familjet në nevojë.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë