Në kuadër të projektit “Angazhimi i të rinjve për një komunitet të qëndrueshëm”, projekt i mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe implemtuar nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, u zhvilluan “Faza2” e Workshop-it në qytetet juglindore të vendit.
Ky ishte një sesion informues për fazën aktuale të projektit.
Projekti është i shtrirë në 6 bashki të ndryshme në Republikën e Shqipërisë.
-Fokusi i projektit është në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet një seri seminaresh, workshop-esh, konferencash dhe aktiviteteve sociale, kulturore dhe sportive.
Në të morën pjesë:
-Përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve, z. Ian Crawford dhe znj. Irena Taga,
-Kryetari i Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli
-Kryetari i Bashkisë së Devollit, z. Eduart Duro
-Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli,
-Myftiu i Pogradecit, z. Namik Mahmutllari
-Myftiu i Devollit, z. Edmond Ceni.
Këto workshope u zhvilluan në Pogradec dhe në Bilisht.
Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane vlerësuan punën e projektit dhe bashkepunimit me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Gjithashtu ata theksuan rëndësinë e projekteve dhe iniciativave të ngjashme të cilat kontribuojnë në angazhimin e të rinjve dhe zgjidhjen e problemeve që në gjenezë.
Kryetarët e Bashkive theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstucional dhe shprehën falënderimet e tyre për projektin dhe punën që është bërë në këto zona.
Menaxhimi i këtij projekti nga ana e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bëhet nëpërmjet, z. Fezi Shaholli, Drejtori i Mardhënieve me Jashtë.