Ambasadorja e Suedise në Shqipëri, znj. Elsa Hastad, vizitoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Znj. Hastad u prit nga Kryetari i KMSH-s, H. Bujar Spahiu.
Kryetari e falenderoi ambasadoren për vizitën dhe vlerësoi mardhëniet shumë të mira midis KMSH dhe Ambasadës Suedeze në Tiranë.
Fokusi i bisedës ishte miqësia midis dy vende tona dhe intensifikimi i mardhënieve dypalëshe në fushat me interes të përbashkët.
Ambasadorja falenderoi kryetarin Spahiu për kontributin e vazhdueshem që jep, ai personalisht, dhe KMSH-ja në përhapjen e mesazhit të drejtë dhe paqësor të Islamit.
Gjithashtu ajo vlerësoi edhe kulturën e bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe rolin tepër të rëndësishëm që luan Komuniteti Mysliman në të.