Znj. Elisabeth Barsacq, Ambasadorja e re e Francës në vendin tonë, u prit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nga Kryetari H.Bujar Spahiu.

Vizita e znj. Barsacq u zhvillua me rastin e fillimit të mandatit të saj diplomatik në Shqipëri.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H.Bujar Spahiu, i uroi mirëseardhjen ambasadores dhe e uroi të ketë një mision të suksesshëm në vendin tonë.

Ai e njohu atë me institucionin që drejton, si edhe rolin e kontributin që KMSH-ja jep në drejtim të mbarëvajtjes së jetës fetare në vend.

Ambasadorja  Barsacq, shprehu interes për historinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë që nga themelimi dhe rrugëtimin e institucionit deri në ditët tona.

Kontributi që jep KMSH në ruajtjen e harmonisë e dialogut ndërfetar në vend, ishin gjithashtu në fokus të bisedës.

Znj. Barsacq falënderoi Kryetarin Spahiu për mikëpritjen dhe shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar në çështje të cilat janë me interes të përbashkët.

Kryetari u shoqërua në takim nga Drejtori i Mardhënieve me Jashtë pranë KMSH, z.Shaholli.