Në kuadër të vizitës që Ministri i Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite zhvilloi në vendin tonë, Ambasadori i Arabisë në Tiranë, z. Faisal Ghazi Hifzi,  dha një intervistë për Radio Sektrum ku preku një sërë tematikash.

1- Si e shikoni rëndësinë e kësaj vizite të shkëlqesisë së tij ministrit të Çështjeve Islame specifikisht, dhe vizitat e ndërsjella ndërmjet ty vendeve në përgjithësi në kuadër të luftës kundër radikalizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe?

Mbretëria është një nga vendet e para që ka vuajtur nga terrorizmi dhe tashmë prej një kohe të gjatë ka mbajtur qëndrime të prera kundrejt autorëve të tij, sepse ata përfaqësojnë armikun e vërtetë të njerëzimit.
Dëshiroj të sqaroj se terrorizmi nuk ka fe apo sekt, dhe dëshmia është se Arabia Saudite është burimi i Islamit dhe një ndër vendet që kanë vuajtur më shumë prej tij, dhe për këtë arsye ajo punon me të gjitha forcat për t’u përballur me të dhe për t’i tharë burimet e tij, duke përdorur për këtë qëllim edhe diskursin fetar, i cili konsiderohet si mjeti më i rëndësishëm për t’u përballur me terrorizmin, pasi Arabia Saudite punon në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin me të gjitha mjetet.

Mbretëria e Arabisë Saudite është një nga vendet e para që ka bërë thirrje të shumta përmes organizatave ndërkombëtare për ta luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin dhe e ka mbështetur fuqimisht luftën kundër tij.
Dëshiroj të sqaroj se institucionet zyrtare qeveritare në Arabinë Saudite, si Ministria e Çështjeve Islame, Qendra e Moderimit dhe Qendra për Dialog “Mbreti Abdullah”, po punojnë së bashku për të çrrënjosur terrorizmin dhe për të përhapur kulturën e dialogut dhe bashkëjetesës. Këto qendra mbajnë konferenca ndërkombëtare për demaskimin e terrorizmit në të gjitha format e tij, duke përmendur si shembull nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për përhapjen e diskursit të moderuar fetar, i cili është arritur sot falë marrëdhënieve të dalluara mes dy institucioneve dhe vendeve mike.

2- Si e shikoni shërbimin që Mbretëria e Arabisë Saudite ka kryer ndaj Dy Xhamive të Shenjta në përgjithësi dhe ndaj myslimanëve brenda dhe jashtë vendit gjatë pandemisë së COVID-19në veçanti?

Mbretëria e Arabisë Saudite është toka e dy xhamive të shenjta dhe që nga themelimi i saj nga themeluesi Mbreti Abdulaziz – Zoti e mëshiroftë – ka marrë përsipër shërbimin ndaj fesë islame dhe të gjithë atyre që vijnë në të me qëllim Haxhi, Umre dhe vizite të zakonshmeë.

Të gjithë dëshmojnë për përsosmërinë e shërbimeve që u ofrohen pelegrinëve dhe dëshmia më e madhe për këtë është se mbretërit e Arabisë Saudite e quajnë veten Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta dhe e konsiderojnë atë si nderimin më të madh.

Për sa i përket pandemisë së COVID-19, Arabia Saudite u ka ofruar shërbim jo vetëm qytetarëve të saj, por edhe të gjitha vendeve që kanë pasur nevojë nevojë për ndihmë pa diferencim, diskriminim në bazë të racës apo fesë së tyre.

Arabia Saudite gjithashtu ka ndërmarrë masa paraprake që kanë kontribuar në uljen e përqindjes së infektimeve tek qytetarët dhe banorët e saj, si dhe te pelegrinët e Haxhit dhe të Umres e vizitorë të tjerë. Veç kësaj shteti ka bërë të mundur vaksinimin falas për çdo qytetar e banor. Madje edhe për shkelësit e rregulloreve të lejeqëndrimit dhe punës u sigurua vaksinim e trajtim falas nga qeveria saudite, e cila me këtë rast jetësoi të gjitha parimet e njerëzimit në formën e tyre më të mirë.

Së fundi, vizita e Ministrit të Çështjeve Islame në Republikën e Shqipërisë me ftesën e kryetarit të KMSH kurorëzon marrëdhëniet e shkëlqyera dhe dëshirën e lidershipit saudit për t’i zhvilluar më tej ato, gjë që u arrit në këtë vizitë të begatë, e cila mbarti mesazhe të rëndësishme në bashkëpunimin dypalësh në fusha të shërbimit ndaj Islamit dhe për të përhapur moderimin, mesatarizmin dhe tolerancën që kërkohen aq shumë nga të gjithë popujt e botës.

Intervistroi: Erzen Carja