Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie, Ambasadorin e Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos.

Kryetari Spahiu i uroi ambasadorit Reinout Vos suksese në misionin e tij në Shqipëri dhe vlerësoi angazhimin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy institucioneve tona.

Gjithashtu kryetari e njohu ambasadorin me KMSH-n, rolin dhe rëndësinë që ka ky institucion së bashku me institucionet në varësi të tij siç janë ato fetare myftinitë, xhamitë dhe institucionet arsimore si Universiteti BEDER dhe medresetë.

Ambasadori pasi falënderoi kryetarin Spahiu për pritjen, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit që shteti i tij, por edhe Evropa në tërësi i jep bashkëpunimit me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Ai gjithashtu vlerësoi lidershipin e kryetarit Spahiu dhe rolin që ai luan për ruajtjen dhe forcimin e harmonisë ndërfetare në Shqipëri.