![Ambasada e Italisë mesazh urimi për kreun e KMSH-së](https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2019/03/25659590_1514797345262605_4983621715616185683_n.jpg)
Ambasadori i Italisë, z. Alberto Cutillo ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Në urimin e tij, z. Cutillo shpreh konsideratën e tij dhe bindjen e plotë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën drejtimin e z. Spahiu do të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Ambasadën e Italisë dhe do të impenjohet për të mbajtur dhe forcuar klimën e harmonisë ndërfetare në vend.