Ambasada e Francës në Tiranë uron Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.

Në urimin e tyre, ambasada vlerëson bashkëpunimin e deritanishëm me KMSH-në si dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar më tej me shkëmbimet, vizitat apo programet e përbashkëta me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në çështjet fetare, kulturore dhe humanitare.

Urimi i plotë

Në emër të të gjithëve ne, më lejoni të uroj z. Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nuk ka asnjë dyshim së shkëmbimet mes Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe KMSH-së do të vazhdojnë më tej, përfshirë këtu edhe vizita të ndryshme.

Ju lutem të pranoni shprehjen e konsideratës time të lartë.

Me respekt

Christina Vasak

Ambasadore