arvizu (1)Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, priti sot në një takim miqësor, Ambasadorin në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Aleksandër Arvizu.

Z. Muça e falënderoi ambasadorin Arvizu për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Shipërisë dhe sidomos Komunitetit Mysliman.

Ndërsa ambasadori Arvizu, nga ana e tij, falënderoi kryetarin e KMSH për mikpritjen e ngrohtë dhe u shpreh se feja dhe komunitetet fetare janë shumë të rëndësishme për shqiptarët, në krye të cilave qëndron Komuniteti Mysliman.

“Ndërsa largohem, shumë gjëra më kanë bërë përshtypje në Shqipëri, ndër të cilat është edhe kualiteti dhe puna e komuniteteve fetare, sidomos ajo e Komunitetit Mysliman. Feja është pjesë e identitetit të shqiptarëve, është e gdhendur në të. Sa herë që mendoj për  Shqipërinë, mendoj për tokën, vendin gjuhën dhe padyshim fenë, këto janë të shtrenjta për shqiptarët”, u shpreh z. Arvizu.

Ai gjithashtu shoti se “Ju, udhëheqësit fetarë, jeni pjesë e shoqërisë shqiptare, e ndërsa ju, Komuniteti Mysliman, si më i madhi komunitet fetar në vend, jeni më jetikët për këtë shoqëri. Udhëheqja juaj, mënyra se si ju e menaxhoni situatën, arsimi juaj (medresetë) janë shumë të rëndësishme.”

Më tej Ambasadori Arvizu  nuk la pa përmendur edhe ndikimin e komunizmit në vendin tonë ndërsa tha se: “Ju jeni ata që do ta çlironi brezin e ri nga mentaliteti komunist, për ta bërë Shqipërinë një vend të vërtetë evropian, një vend ku feja dhe besimi praktikohet lirisht.”

Kreu i Komunitetit Mysliman e falënderoi z. Arvizu, për bashkëpunimin gjatë mandatit të  tij si ambasadori, i uroi për udhëtim të mbarë pranë familjarëve të tij dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike.

Ndërsa z. Arvizu nga ana e tij falënderoi z. Muça, për mikpritjen, teksa u shpreh: “Uroj që e njëjta mikpritje, dashuri dhe respekt që është treguar për mua, të vazhdoi edhe me ambasadorin e ri.”

 

24 Tetor 2013

arvizu (3)

arvizu (2)