haxhi 2014 - nisja (4)330 myslimanë nga Shqipëria dhe Mali i Zi janë nisur sot për të kryer ritualin e haxhit në Arabinë Saudite.

Grupi i parë është nisur mëngjesin e sotëm nga Prishtina në orën 7:00, ndërsa grupi i dytë është nisur në orën 11:00 nga aeroporti i Rinasit. Në ceremoninë e përcjelljes ishte i pranishëm edhe Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj.

Delegacioni i haxhinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi, shoqërohet nga një grup në përbërje të të cilit ka teologë dhe staf i kualifikuar mjekësor.

Besimtarët shqiptarë që pritet t’i bashkohen miliona myslimanëve nga e mbarë bota, do të qëndrojnë në vendet e shenjta për afro dy javë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron që haxhinjtë të shkojnë e të kthehen shëndoshë e mirë dhe t’u pranohen adhurimet e haxhit dhe lutjet që do të kryejnë atje.

24 Shtator 2014

 

haxhi 2014 - nisja (1) haxhi 2014 - nisja (2) haxhi 2014 - nisja (3)