ftesaFtesë për në promovimin e librit shkencor “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të organizojë promovimin e librit të konferencës shkencore mbarëshqiptare, zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë më 28-29 shtator 2012, “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”.

Kjo konferencë dy ditore u zhvillua vitin e kaluar e para në llojin dhe nivelin akademik që kishte, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë, ku morën pjesë rreth 40 studiues nga të gjitha trevat shqiptare.

Kumtesat e kësaj konference janë botuar si libër nga tre bashkësitë islame shqiptare të Shqipërisë (KMSH), Kosovës (BIK) dhe Maqedonisë (BFIM). Libri vjen si një botim special me mbi 300 faqe, i shoqëruar në fund me foto dhe pamje nga zhvillimet e konferencës.

Promovimi i këtij libri do të zhvillohet me dt. 3 tetor 2013, ditën ne enjte, në ambientet e Universitetit Bedër, ora 10.00.

Në program do të përshëndesin tre kryetarët e bashkësive islame, H. Selim Muça, H. Naim Tërnava dhe H. Sulejman Rexhepi. Ndërsa kumtesat do të mbahen nga studiuesit Prof. Dr. Tonin Çobani dhe Prof. As. Gentiana Skura, kancelari i KMSH-së z. Ali Zaimi dhe drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja.
Për të pranishmit do të dhurohet edhe nga një kopje e këtij libri. Ky promovim gjithashtu, do të pasohet në ditët në vazhdim edhe me dy promovime të tjera në Prishtinë dhe Shkup.