Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit, Presidentin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Pastorin Ergest Bitri.

Kjo vizitë vjen në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Pasi shprehu urimet e tij të sinqerta në lidhje me këtë vit jubile të institucionit, z. Bitri, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy komuniteteve si mjaft frytdhënës në promovimin e bashkëjetesës ndërfetare të vendit tonë.

Ndërsa Kryetari Spahiu, e njohu z. Bitri me disa nga etapat kryesore nëpër të cilat kanë kaluar 100 vite histori të këtij institucioni. Më tej, ai përmendi edhe aktivitetet kryesore të zhvilluara deri më tani në kuadër të këtij viti jubile.

Takimi vazhdoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të hapur ndërmjet dy krerëve.