Zyra e Haxhit dhe Umres pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi më 10 Maj, në ambientet e Medresesë “Tiranë”, një seminar informues mbi itinerarin, kushtet dhe rregullat e haxhit me besimtarët që pritet të nisen drejt vendeve të shenjta në fund të këtij muaji.

Koordinatori i haxhit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, së bashku me stafin e tij administrativ dhe atë mjekësor, ndanë me të pranishmit udhëzimet dhe porositë e fundit para nisjes.

Gjatë referimit ata ndanë me besimtarët specifikat e veshjes së ihramit, specifikat e qëndrimit në Mina, Arafat, Muzdelife, hedhjen e gurëve në xhemarat, kryerjen e tavafit, sajin ndërmjet kodrave Safa-Merve, shkurtimin e flokëve, udhëzime të ndryshme mjekësore, etj.

Ky seminar u transmetua njëherazi edhe nëpërmjet platformës online “Zoom” për të gjithë besimtarët që nuk mundën të merrnin pjesë fizikisht.

I njejti seminar do të zhvillohet gjithashtu më 17 Maj, në po të njejtën orë dhe ambient, për tu dhënë mundësinë pjesës tjetër të mbetur të besimtarëve të marrin udhëzimet e nevojshme.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë