SONY DSCDitën e djeshme, më 22 maj, maturantët e Medresesë së Kavajës “H. Ali Korça” zhvilluan programin e fundit si nxënës të kësaj shkolle.

Ata performuan me poezi, ilahi, pjesë humoristike si dhe sollën copëza kujtimesh nga vitet e kaluara në medrese.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i shkollës, z. Mustafa Hatipoglu, falenderoi të gjithë nxënësit dhe iu uroi atyre suksese të mëtejshme. “Rinia është e ardhmja e kombit. Ju gjatë këtyre viteve perveç arsimimit keni marrë edhe moralin me të përsosur”, tha ndër të tjera drejtori i shkollës.

Gjithashtu edhe mësuesit e shkollës dhanë përshtypjet e tyre për maturantët. Mes urimeve ata njëzëri u shprehën falenderues që ishin bashkë për këto tri vite.

Më pas u organizua takimi i lamtumirës, ku të gjithë nxënësit takuan njëri-tjetrin mes emocioneve dhe urimeve të ndërsjellta.

SONY DSC

SONY DSC SONY DSC