Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, gjatë qëndrimit të tyre në jug të vendit, zhvilluan disa vizita pune në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë ku u takuan dhe biseduan me myftinjtë respektivë, Ledian Cikalleshi, Gramoz Blliku dhe Ardit Hoxhllaku.

Drejtuesit e KMSH-së u njohën me aktivitetin e myftinive, gjendjen e xhamive dhe jetës fetare në to, bashkëpunimin me imamët dhe institucionet e rrethit, përpjekjet për ndërtimin e xhamive të reja, etj.

Nënkryetari Bujar Spahiu, pasi vlerësoi punën e mirë të myftinjve, kërkoi prej tyre një angazhim më të madh në drejtim të përhapjes së Fjalës së Zotit dhe veçanërisht të rritjes së imazhit të fesë Islame.

Ndërsa z. Dorian Demetja tha se problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto Myftini janë të pranishme në çdo zonë të vendit. Por, sipas tij, ato mund të tejkalohen dhe marrin zgjidhje vetëm nëse ekziston dëshira dhe vullneti i mirë.

15-16 Prill 2014

IMG_6361

IMG_6415

IMG_6417