Nuk kam parë kënd veçse më është dukur sikur e pëlqen veten dhe do të duket, por kur vinte puna tek unë, te vetja ime, kjo as që bëhej fjalë.

E kush mund të ishte më i dëlirë se vetja ime? Interesi i përgjithshëm dhe peshorja e drejtësisë më kanë udhëhequr gjithmonë në jetë.

Mos vallë jam kontradiktor?

Ndoshta.

Ku i dihet, bën vaki që pushteti i “Unit” dhe iluzioni se unë jam syçelë, më kanë shtyrë t’i pranoj gabimet e vogla dhe të mohoj ato të mëdhatë e të thellat, që kontrollojnë çdo cep të jetës sime.

Një udhëtim në brendësinë e njeriut dhe në peshimin e unit të tij, duke pasqyruar realitetin njerëzor dhe nevojën e domosdoshme për mbikëqyrje shpirtërore, të shoqëruar me një dozë të rëndësishme pozitiviteti dhe optimizmi, shumë e rëndësishme në shoqërimin e njeriut përgjatë udhëtimit të tijjetësor.