Feja islame është universale, siç shprehet Zoti i Lartësuar në shumë citime kur’anore duke iu drejtuar njerëzve me thirrjen: “O ju njerëz!” Për këtë arsye asnjë njeri nuk ka të drejtë ta konsiderojë fenë si monopol të tij, duke i nënvlerësuar të tjerët, duke i fyer apo urryer ata.

Historikisht rrugët e interpretimit të fesë islame kanë qenë të ndryshme e vazhdojnë të jenë. Por duhet ditur se Islami në origjinën e tij është një fe e përhershme, e mbështetur në tekstin e Mesazhit Hyjnor, Kur’anit Famëlartë, dhe e pandryshueshme në strukturën e ndërtimit të saj. Mbi këtë bazë në vendin tonë janë krijuar elemente të bashkëjetesës dhe të respektit ndërfetar, për të qenë të bashkuar në mbrojtjen e interesave të vendit. Një nga dijetarët e shquar myslimanë shqiptarë të shekullit të XX-të, Hafiz Ibrahim Dalliu, përkthyes dhe komentues i Kur’anit në gjuhën shqipe, shprehet: “Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi tanë vëllazën gjaku dhe vëllazën vatani.Do të shkojmë mbarë e mirë me shoq, si jemi tuj shkue, do të punojmë së bashku për lulëzimin e Atdheut tonë dhe do të mbrojmë atë me gjakun tonë”.(H. I. Dalliu, Patriotizma në Tiranë.)

Liria e bindjes dhe besimit është e garantuar jo vetëm në Kur’anin Famëlartë, por edhe në kushtetutë. Në Kur’an thuhet: “Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë”(Kur’an, El-Kehf: 29.). “S’ka detyrim në fe”.(Kur’an, El-Bekare: 256.)

Çdo individ qëpranon Islamin ka përdetyrëtëbesojëedhe shpalljet e mëparshme hyjnore si Teurati Zeburi, Ungjilli, tëcilëtAllahu i përmblodhi nëKur’anin Famëlartë. Këta kanëpasurtëdërguarit e tyre tëveçantëe përkëtëarsye besimi nëpejgamberët, para tëDërguarit tëFundit, Muhamedit a.s., ështënjënga themelet bazëtëbesimit islam.

Në këto libra ndjenja e besimit në një fuqi absolute, që njihet me emrin “Allah” ose “Zot” ka qenë parësore. Pastaj njeriu nëpërmjet udhëzimeve është ftuar të jetojë në paqe e dashuri, në harmoni me familjen, farefisin, shoqërinë dhe tërë njerëzimin.

Qëllimi i këtij libri është që, nëpërmjet zbërthimit të elementeve bazë të strukturës së Islamit, te çdo besimtar, të formohet bindja në ndërtimin e karakterit integrues në shoqëri e jodiferencues; që pranon bashkëjetesën dhe harmoninë me të tjerët. Kjo ishte edhe praktika e profetit Muhamed a.s. me besimtarët e Medinës që përmes kushtetutës së hartuar, u siguronte të drejta të plota banorëve jomyslimanë të shtetit. Për analogji, edhe sot, polemikat, dialogët e diskutimet për bindjet fetare duhen bërë me tolerancë e mirësjellje në përputhje me udhëzimet hyjnore.

Boshti kryesor që përshkon këtë libër është besimi dhe përkushtimi ndaj Zotit të Lartësuar. Këtu qëndron e tërë filozofia e Shpalljes Hyjnore, mbi të cilën duhet të mbështetet myslimani. Prandaj për besimtarët që pranojnë dhe jetojnë me Islamin,në këtë libër, me lejen e Allahut, do të parashtrohen tre themelet bazë të fesë islame që janë: Islami, Imani, Ihsani, duke prekur në fund shkurtimisht edhe ligjet islame tek të cilat myslimaniduhet të bazojë jetën e tij.