NJOFTIM

Më 02 mars 2024, në ambientet e Medresesë së Tiranës, në orën 10:30, do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, procedurë kjo e cila zhvillohet në përfundimin e mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual, i zgjedhur ky i fundit më 02 mars të vitit 2019.

Nisur nga kjo, informojmë opinionin publik dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, se kandidaturat zyrtare për kryetar në këto zgjedhje, të dorëzuara dhe të miratura konform çdo parashikimi statutor nga kryesia e institucionit, vijojnë si më poshtë:

  1. Bujar Spahiu, Kryetari aktual i institucionit
  2. Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit
  3. Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit

Ju urojmë suksese kandidatëve në prezantimin e platformave përktëse përpara Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.