NJOFTIM

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë të interesuarit se regjistrimet për haxhin 2024 kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri më 03 Mars.
Për tu regjistruar nevojiten:
1. Pasaporta, e vlefshme jo më pak se një vit
2. Fotografi personale
3. Vaksina kundër meningjitit
Çmimi i haxhit për këtë vit është 6000 euro.
Regjistrimet do të kryhen vetëm pranë Zyrës së Haxhit në KMSH.
Ju mirëpresim çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, kontaktoni në numrin +355 69 68 01 100.