image-fd4c049a3dd857585355e37095f509dbbff78974db9ad8ed64c4fb50df634127-V

Kukësi ishte qyteti i radhës që mirëpriti programin e përjavshëm “Frytet e Besimit” të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Mbrëmjen e hapi myftiu i rrethit Islam Hoxha, i cili falënderoi Komunitetin Mysliman për organizimin e këtyre takimeve të ngrohta e tepër të frytshme.

Nënkryetari i KMSH-së, z. KIodian Shehi, foli për qëllimin e krijimit të njeriut dhe nevojën e tij për të qenë pjesë e rrethit të së mirës, duke pasur si synim kryesor fitimin e përjetësisë.

Ndërsa Drejtori i Marrëdhënieve me Botën Islame Hamdi Çurri, trajtoi shembullin e Profetit dhe rrezatimin e veprës së tij në të gjitha aspektet e jetës.

Këndimi i Kuranit dhe ilahitë e interpretuara me mjeshtëri e gjallëruan akoma më shumë atmosferën e kësaj mbrëmjeje.

Pjesëmarrësit u larguan duke marrë me vete kënaqësinë e këtij pikëtakimi të ngrohtë mes vëllezërish dhe me shpresën se kanë fituar edhe bekimet e Allahut të Lartësuar.

Programi “Frytet e besimit” do të vazhdojë rrugëtimin e tij çdo të martë e të mërkurë pas namazit të akshamit me tema të tjera të pasura e të larmishme, duke bërë pjesë të tij xhamitë kryesore të Tiranës dhe ato në shkallë vendi.

 30 Prill 2014