Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Medresenë e Korçës organizojnë ditën e shtunë (13.05.2017) programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Në këtë event artistiko-fetar, dedikuar Profetit Muhamed a.s., do të interpretojnë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si: Lind Islami, Venera Lumani, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Era Domi, Gabriel Uku, nxënës dhe Kori i Medresesë së Korçës, të cilët do të sjellin për spektatorët ilahi, pjesë të zgjedhura poetike, e plot supriza të tjera.

Ju ftojmë të merrni pjesë, ditën e shtunë, më 13 maj në Sallën e Koncertëve në Medresenë e Korçës.