KMSH

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit të Çështjeve Fetare në Ambasadën e Turqisë, organizojnë simpoziumin me temë:

“Profeti Muhamed a.s. dhe Sinqeriteti në Islam”

Simpoziumi do të zhvillohet ditën e premte më 25 Prill 2014 në orën 10:00 në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Programi i simpoziumit:

– Këndim Kurani – Ahmet KARALİ, Imam i Xhamisë “Haxhi Bajram Veli”, Ankara.

– Fjala e Hapjes – z. Skender BRUÇAJ, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Përshëndetjet Protokollare

–         Hidayet Bayraktar, Ambasadori i Turqisë në Tiranë

–         Edmond BRAHIMAJ, Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

–         Ilir HOXHOLLI, Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet

Paneli i Diskutimit

– Xhemal BALLA, studiues

– Mefail HIZLI, Myfti i Ankarasë

Mbyllja

Ky simpozium do të zhvillohet edhe në, Fier dhe Vlorë në datën 26 Prill 2014 si dhe në Shkodër me datë 27 Prill 2014.