Vazhdon turi i takimeve dhe bashkëbisedimeve me besimtaret e rretheve.

Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, zhvilluan një takim me besimtaret e  Peqinit, më 19 dhjetor 2014.

Përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj, në fjalën e saj u shpreh se përpara islamit në shumë vende të botës femra ishte një barrë në aspektin material dhe shkak turpi në aspektin moralo-shpirtëror.

“Profeti Muhamed  a.s, ishte ai i cili me mësimet e tij nisi të ndërgjegjësojë burrat e të ngrejë pozitën e gruas në çdo fushë të jetës, teksa thoshte: “Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me bashkëshorten e tij”, nënvizoi znj. Karaj.

Takimi u përmbyll me një koktej.

peqin (2)

peqin (1)

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë