Gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, ditën e xhuma, më 30 gusht 2013, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Gazmend Aga, I shoqëruar edhe nga Përgjegjësi i Zyrës për Haxhin, z. Hamdi Çurri, ka zhvilluar një vizitë në Myftininë e Shkodrës.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, pasi I ka uruar mirëseardhjen në Shkodër, e ka informuar Nënkryetarin e KMSH, për aktivitetin e Myftinisë Shkodër, gjendjen e xhamive dhe jetë sfetare në to, bashkëpunimin me imamët, përgatitjen për sezonin e ri të Haxhit, ndërtimet e xhamive dhe angazhimin për realizimin e financimit të plotë të selisë së re të Myftinisë Shkodër.

Nënkryetari i KMSH, H. Gazmend Aga, ka vlerësuar aktivitetin e deritanishëm të Myftinisë Shkodër, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe frymën e mirëkuptimit në drejtim të rritjes së imazhit të Thirrjes Islame dhe vlerave të saj në Shkodër dhe Shqipëri.

Nga ana e tij, Përgjegjësi i Zyrës së Haxhit në KMSH, z. Hamdi Çurri, është interesuar për regjistrimet e besimtarëve për kryerjen e Haxhit të sivjetshëm, duke vlerësuar se realizimi i këtij projekti të rëndësishëm për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, është një sfidë në shërbim të besimtarëve shqiptarë që dëshirojnë të kryejnë një prej shtyllave të fesë islame.

Gaazment Aga - Myftinia Shkoder (1) Gaazment Aga - Myftinia Shkoder (2)