100 personalitete (5)

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Myftinia Shkodër, organizuan të shtunën e 15 qershori 2013, aktivitetin fetaro-shkencor: Hap pas hapi me “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, ku u promovua libri me të njëjtin emër, botim i KMSH-së dhe u dekoruan nga Këshilli i Bashkisë Shkodër personalitetet më të larta islame të këtij qyteti.

Të pranishëm  në këtë eveniment ishin përfaqësues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si: Kryetari Haxhi Selim Muça, Nënkryetari z. Bujar Spahiu si dhe Drejtori i Kulturës në KMSH, z. Genti Kruja, përfaqësues nga pushteti lokal, myftinia Shkodër, qytetarë e besimtarë të shumtë.

100 personalitete (4)Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça, pasi shprehu kënaqësinë e tij që gjendej në Shkodër, në vendin e kulturës dhe dijetarëve të shquar, falënderoi Këshillin Bashkiak për vlerësimin që i kanë bërë personaliteteve më të larta islame të këtij qyteti.

“Ne sot nderojmë dhe promovojmë gjurmët e ndritshme dhe kontributet e vyera të 100 personaliteteve shqiptare të kulturës islame dhe veçanërisht disa prej figurave më të shquara të Shkodrës, mbarë Shqipërisë, por edhe me gjerë se kaq. Në fakt, ne duke i nderuar dhe përkujtuar prijësit myslimanë shqiptarë, kemi nderuar veten tonë sepse hadithi i Profetit Muhamed a.s. thotë: “Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.” Kështu këta dijetarë dhe ulema janë rruga e Profetit, që ne mundohemi të ndjekim çdo ditë.

Sot brezat e rinj, kanë një motiv më shumë për t’u ndjerë krenarë me jetën dhe veprën e intelektualëve të nderuar dhe hoxhallarëve të shquar të Shkodrës, të cilët punuan dhe vepruan gjatë gjithë jetës për të mbjellë harmoni, dije, përkushtim, kulturë, qytetari dhe mbi të gjitha paqe në shoqëri.

Këto cilësi dhe virtyte, për të cilat punuan dhe vepruan, bënë që shqiptarët të jenë më të lidhur dhe më të afruar me njëri-tjetrin, më solidarë me nevojtarin, më bashkëpunues me çdo njeri, pavarësisht përkatësisë së tij fetare. Kjo, e bën edhe më tërheqëse veprën dhe jetën e këtyre burrave të shquar të besimit dhe kombit.

Shkodra, sot më shumë se kurrë duhet të ndjehet krenare për këta burra të shquar, që na mësuan dhe na mëkuan çdo të mirë për jetën e sotme dhe të përtejmen. Nderim dhe respekt për hoxhallarët e urtë të Shkodrës”,  u shpreh z. Muça.

100 personalitete (8)Ndërsa Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, në referatin “Kontributi i Prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes kombëtare”, theksoi rolin dhe kontributin e myslimanëve në zgjimin e ndërgjegjes e vetëdijes kombëtare si dhe krijimin e shtetit shqiptar. “Një rol të rëndësishëm në historinë e kombit tonë kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj shqiptarë, të cilët në shumë raste ishin prijës myslimanë, ku në kushtet dhe rrethana të ndryshme dhe shpesh herë mjaft të vështira, punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe kontribuuan për forcimin dhe konsolidimin e këtij shteti, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit tonë. Në këtë rast, një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë, kanë dhënë shumë personalitete shqiptare të kulturës islame”,  nënvizoi z. Kruja.

Ndërkohë myftiu  i Shkodrës Muhamed Sytari, në fjalën e tij përshëndetëse, u shpreh se liria e besimit ishte një nga ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë dhe se të gjithë myslimanët e sotshëm janë duke ecur në gjurmët e të parëve tanë, pa të cilët, siç u shpreh ai nuk do të ishim këta që jemi sot.

Në nder të figurave që kanë kontribuuar në Shkodër, por jo vetëm,  Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka  nderuar me titujt “Qytetar Nderi” 20 personalitetet më të shquara të kulturës fetare islame, për kontributin e tyre të palodhur në përhapjen Islamit dhe në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare në periudha të ndryshme të historisë. Titujt u janë shpërndanë familjarëve të hoxhallarëve të shquar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër dhe Nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Surpriza e këtij aktiviteti ishte dekorimi me titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës” hirësisë së tij Haxhi Selim Muçës, duke shënuar kështu edhe titullin e parë që i jepet një personaliteti për së gjalli.

 

Gjithashtu në këtë organizim u kënduan pjesë kuranore si dhe u recituan një poezi e Sheh Ahmet Shkodrës nga mjeshtri i madh i skenës shqiptare aktori Bujar Asqeriu.

 

Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët në trojet e veta sapo kanë kaluar vitin jubilar të 100 vjetorit të ngritjes së flamurit, shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar. Me këtë rast edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori iniciativën e organizimit të shumë aktiviteteve, konferencave, botimeve e të ngjashme me këto, për të ndriçuar sadopak historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare për aspirata në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare te shqiptarët.

 

/Drita Islame/

 

100 personalitete (1)  100 personalitete (3)

100 personalitete (2)100 personalitete (6)100 personalitete (7)   100 personalitete (10)100 personalitete

100 personalitete (9)