keshilli nderfetar

Gjatë paradites  së 19 qershorit 2013, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, në ambientet e Komunitetit mysliman.

Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli Ndërfetar, ka diskutuar në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e vlerave tradicionale të harmonisë ndërfetare për shoqërinë shqiptare dhe opinionin ndërkombëtar.

Anëtarët e bordit ekzekutiv folën gjithashtu edhe për rishikimin e statusit të këtij Këshilli duke bërë të mundur zhvillimin sa më efikas të neneve që përmban ky statut.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në vend.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH) është themeluar nga 4 komunitetet tradicionale në vitin 2009 në Tiranë. Bordi i Presidencës së këtij këshilli përbëhet nga kryetarët e katër komuniteteve fetare në vend, ndërsa bordi ekzekutiv përbëhet nga dy anëtar për çdo komunitet si dhe sekretari i përgjithshëm i këshillit.

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2021 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë