Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bedër, Qendra e Studimeve Islame, ka organizuar një seminar me studentët e departamentit të Shkencave Islame në lidhje me harmoninë dhe dialogun ndërfetar në Islam dhe te shqiptarët.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur drejtori i Qendrës së Studimeve Islame z. Atakan Derelioglu, i cili ka bërë një hyrje në lidhje me temën në fjalë.

Më pas fjalën e ka marrë nënkryetari i KMSH-së , i cili ka folur për bashkëjetesën dhe mirëkuptimin ndërfetar në Islam, duke e konkretizuar me shembuj nga Kur’ani dhe Tradita Profetike.

Ndërsa drejtori i Kulturës Genti Kruja është ndalur në shembujt historik të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, e më pas ka kaluar në traditën e shkëlqyer të popullit shqiptar për sa i përket harmonisë ndërfetare.

15 Prill 2014