Në kuadër  të 25 vjetorit të lirisë së besimit, Myftinia e Peqinit, organizoi një aktivitet përkujtues në ambientet e “Qendrës Kulturore Ferdiand Deda”.

Në fjalën e tij Myftiu i Peqinit z. Bilal Bodlli se 25 vite më parë shqiptarëve iu rihapën dyert e shpirtit dhe mendjes.

“Si sot 25 vjet me parë, në mbarë vendin tonë, njerëzve iu rihapen dyert e shpirtit dhe mendjes. Iu dha e drejta e shprehjes se besimit në mënyrë të lirë, dhe praktikimi i fesë pas ndalimit të saj nga regjimi komunist prej një periudhe 40 vjeçare.”, tha z. Bodlli.

Myftiu falënderoi klerikët fetarë për kontributin dhe shërbimin që i kanë bërë fesë gjatë gjithë këtyre periudhave të veshtira, duke rikujtuar kontributin e tyre dhënë në periudhën e ndalimit të fesë gjatë regjimit komunist.

“Gjatë viteve 1967-1990 popullsia e Peqinit në mënyrë të fshehtë aplikonte ritet fetare, falë kjo edhe e kontributit që dhanë hoxhallarët dhe dijetarët e asaj periudhe, të cilët nëpërmjet njerëzve të besueshëm, tregonin datën e fillimit të muajit Ramazan dhe oraret e iftarit e të faljes së namazit.”, tha më tej Myfiu Bodlli.

Programin e përshëndeti dhe nënkryetari i Bashkisë së Peqinit z. Lulzim Resuli. Në fjalën e tij ai shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në aktivitet dhe vlerësoi klerikët e Peqinit për të gjithë kontributin e tyre ndër vite.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal si dhe besimtar të shumtë të qytetit.

Të pranishmit ndoqën edhe dokumentarin “H. H. Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”.

27 nëntor 2015

 IMG-20151127-WA0014

IMG-20151127-WA0011  IMG-20151127-WA0023