Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, nis ciklin e përjavshëm të ligjëratave me besimtaret e Tiranës, ku do të trajtohen tema të ndryshme fetare, sociale e kulturore.

Në takimin e parë në selinë e Komunitetit Mysliman, përgjegjësja e Zyrës së Gruas, zj. Fatma Karaj, trajtoi temën “Cilësitë e besimtareve”

“Çdo besimtar është dhe duhet të jetë një model i mirë si në familje ashtu edhe në shoqëri. Ne si mysliman duhet të ndjekim shembullin e Profeti Muhamed a.s. sepse cilësitë e besimtarit të mirë janë të mishëruara te ai”, tha zj. Karaj.

Këto takime, do të zhvillohen çdo javë, me gratë e kryeqytetit, në selinë Komunitetit Mysliman, për njohur më mirë apo për të rikujtuar atë çka feja islame ofron për njeriun.

grate ligjerata (2) grate ligjerata (1)grate ligjerata (3)