Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, së bashku me Myftiun e Tiranës, z. Lauren Luli, Drejtorin e Vakf/Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti dhe Këshilltarin e tij, z. Xhemal Seferti, zhvilluan një vizitë kortezie në Ambasadën e Mbretësisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Vizita ishte në kuadër të kthimit të vizitës që Ambasadori Faisal Ghazi Hifzi, zhvilloi në KMSH në muajin gusht të këtij viti, kohë në të cilën sapo kishte marrë detyrën e tij në vendin tonë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka një traditë të shkëlqyer bashkëpunimi me Mbretërinë e Arabisë Saudite, bashkëpunim që përcillet edhe nëpërmjet përfaqësisë diplomatike në Tiranë.