ambasadori hungarise -kmsh - 2013 (2)

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, priti në një takim ambasadorin e Hungarisë në Tiranë dr. Janos Huszar.

Fillimisht Kryetari Muça e falënderoi z. Huszar për këtë vizitë, duke u shprehur se populli shqiptar është mik me atë hungarez. Më pas z. Muça e njohu atë me Komunitetin Mysliman dhe funksionimin e këtij institucioni. Ai gjithashtu foli edhe mbi situatën e myslimanëve në vend, problematikat dhe nevojat që këta të fundit kanë.

Gjithashtu kreu Muça i prezantoi nga afër ambasadorit projektin e Xhamisë së Madhe të Tiranës në sheshin e Namazgjasë.

Kreu Muça u shpreh se kjo është një ngjarje madhe për myslimanët veçanërisht por edhe për të gjithë shqiptarët. “Kjo xhami ka vite që kërkohet dhe tani falënderojmë Allahun xh.sh. që na e mundësoi të vijmë në këtë ditë. Së shpejti, me lejen e Allahut, do të fillojnë dhe punimet”, u shpreh z. Muça.

Kryetari Haxhi Selim Muça u shpreh se ky projekt do të financohet nga biznesmenë shqiptarë, të huaj dhe shqiptarët e diasporës si dhe nga çdo besimtar a qytetar që dëshiron të kontribuojë në finalizimin e këtij projekti të madh.

Nga ana e tij ambasadori Janos Huszar falënderoi z. Muça për pritjen dhe i shprehu urimet për këtë projekt madhështor duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm në dobi të besimtarëve dhe krejt komunitetit të Tiranës.

24.04.2013