Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skender Bruçaj, takoi kryeparlamentarin e Turqisë Xhemil Çiçek me të cilin zhvilloi një vizitë në vendin ku do të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, si dhe në Xhaminë e Ethem Beut.

Kryetari Bruçaj e njohu atë me projektin e Xhamisë së Namazgjasë, si dhe me vendin në të cilin ajo do të ndërtohet, teksa u shpreh se më në fund kjo ëndërr dhjetëravjeçare e shqiptarëve po bëhet realitet.

Më pas ata vizituan edhe xhaminë e Ethem Beut në kryeqytet, ku kryeparlamentari u njoh edhe me historikun e kësaj xhamie.

Kryetari Bruçaj i dhuroi një panoramë të kësaj xhamie të gdhendur në dru.

Gjatë kësaj vizite kreu i KMSH-së shoqërohej edhe nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, Drejtori i Kabinetit në KMSH Oltion Kola dhe imami i Xhamisë Ethem Beu Elton Karaj.

Ndërsa delegacioni turk shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Tiranë Hidajet Bajraktar si dhe nga Këshilltari për Çështjet fetare në ambasadën turke Shaban Ishlek.

 25 Nëntor 2014

ZK1A0654 ZK1A0680 ZK1A0727