Libia - CopyKryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, priti në një takim të ngarkuarin me punë në ambasadën e Libisë në Shqipëri z. Essam Ben Galiel.

Z. Galiel uroi kryetarin Bruçaj për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar qoftë si diplomat qofte edhe si besimtar.

“Kam besimin  se kryetari i ri me energjinë e tij do të bëjë maksimumin për të ruajtur dhe zhvilluar dinjitetin e besimtarëve. Shpreh gatishmërinë time të plotë për të bashkëpunuar në çdo nismë tuajën”, tha Galiel.

Kryetari Bruçaj falënderoi z. Galiel për vizitën dhe u shpreh se Komuniteti Mysliman do të vazhdojë me energji të reja në rrugën e tij në shërbim të Islamit dhe myslimanëve shqiptarë.

Z. Bruçaj bëri edhe një panoramë të shkurtër të institucionit të KMSH-së.

9 Prill 2014