Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit z. Mensur Halili, Kryetar i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani.

Kryetari Spahiu i shprehu mirënjohjn e tij z. Halili për vizitën dhe vlerësoi kontributin e këtij të fundit në promovimin e vlerave tona fetare dhe atyre kombëtare në Gjermani.

Ndërsa z. Halili vlerësoi punën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe rëndësinë e tij, jo vetëm për jetën fetare dhe organizimin e saj brenda vendit, por edhe si shembull i shkëlqyer për komunitetin shqiptar që jeton e punon në diasporë.

Gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimet e mëparshme dhe mundësitë e avancimit të partneritetit në fushën e përçimit të mesazhit islam, si dhe në organizimin e jetës fetare të diasporës shqiptare në këtë vend mik.

Në përmbyllje të takimit, u shkëmbyen dhurata simbolike si shenjë respekti dhe bashkëpunimi të frytshëm.

Gjatë këtij takmi, kryetari Spahiu shoqërohej nga Nënkryetari i KMSH-së z. Lauren Luli dhe Drejtori i Kabinetit z. Aurel Çani.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë