pemet (1)Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në kuadër të gjelbërimit të kryeqytetit realizoi mbjelljen e 35 pemëve dekorative të llojit Bli, në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Në fjalën e tij Myftiu i Tiranës,  Ylli Gurra, u shpreh: “Komuniteti Mysliman në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Tiranës, kanë ndërmarrë këtë nismë qytetare në kuadër të shtimit të hapësirave të gjelbërta. Për ne si Komunitet Mysliman  një shtysë më shumë është edhe këshilla e Profetit Muhamed që thotë se edhe nëse është duke ndodhur Kiameti dhe dikush prej jush ka në dorë një fidan, le ta mbjellë atë. Gjithashtu, shtimi i këtyre hapësirave frymëmarrjeje është edhe një domosdoshmëri për kryeqytetin”

Ndërsa Drejtori i Ndërmarrjes së Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, Bujar Elezi, falënderoi Komunitetin Mysliman që me mbjelljen e këtyre pemëve dekorative, Tiranës iu shtua edhe një aks tjetër gjelbërimi.

Kjo fushatë e mbjelljes së pemëve do të vazhdojë edhe në rrugë dhe lagje të tjera të Tiranës.

11 Prill 2014

pemet (3)