Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në kuadër  të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, ka shtruar një sërë ifaresh për agjëruesit në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

Komuniteti Mysliman, Myftinia e Peqinit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, shtruan një iftar në Burgun e sigurisë së lartë Peqin, për të gjithë personat me liri të kufizuar që vuajnë dënimin në këtë institucion. I pranishëm në këtë iftar ishte edhe myftiu i këtij rrethi z. Bilal Bodlli i shoqëruar nga imami Arjan Haskasa.

Myftiu Bodlli përshëndeti të pranishmit, duke i uruar muajin e Ramazanit, si dhe duke përmendur rëndësinë e dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve sidomos në këtë muaj të bekaur.

Në iftar morën pjesë 55 të burgosur, punonjës të administratës së sigurisë dhe të edukimit në këtë institucion.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ashtu si çdo vit edhe këtë Ramazan, ka shtruar iftare në të gjitha burgjet e vendit, me personat të cilët mbajnë agjërim në këto instutucione.

22 Korrik 2014

burgu peqinit (3)   burgu peqinit (4) burgu peqinit (5)burgu peqinit (2)burgu peqinit (1)