Edhe në këto ditë të nxehta gushti, puna në kantierët e ndërtimit dhe restaurimit nga Drejtoria e Pronave Vakf/Investimeve dhe Financës, pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, vazhdon pa ndërprerje.
Më poshtë përmes fotove po ju përcjellim disa prej tyre.
Në fshatin Mihaja është drejt përfundimit restaurimi i xhamisë shekullore të këtij fshati.
Ndërtimi i xhamisë së Saukut gjithashtu po ecën me ritme të kënaqshme, kjo xhami po ndërtohet nga e para me qëllim rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin me kushte optimale të saj, pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, xhami e cila u shërben qindra besimtareve të një prej zonave të populluara të Tiranës.
Rindërtimi i xhamisë së fshatit Bubq, e cila gjithashtu ishte dëmtuar nga tërmeti, është një tjetër kantier i hapur ku po punohet.
Të gjitha këto kantierë ndërtimi dhe të tjera po ndiqen në përditshmëri nga inxhinierët dhe specialistët e pronave në KMSH.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon gjithë besimtarët dhe donatorët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që kontribuojnë në shërbim të fesë në komunitetin e tyre dhe më gjerë.