Një delegacion përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Ekstremizmi Fetar – Pikënisjet Ideologjike dhe Strategjitë e Përballimit”.
Konferenca u organizua nga Myftinia e Egjiptit, nën kujdesin e kryeministrit të vendit Mustafa Madbouli dhe u zhvillua në Kairo, në datat 7-9 qershor.
Komuniteti Mysliman ishte pjesë e kësaj konference me ftesë të posaçme nga myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Al-lam dhe u përfaqësua nga Myftiu i Beratit, z. Baftjar Këllezi, i shoqëruar nga koordinatori i Marrëdhënieve me Botën Arabe, z. Ermir Gjana.
Gjatë këtij aktiviteti delegacioni i KMSH zhvilloi takime me kryetarë komunitetesh myslimane dhe ministra të çështjeve fetare nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse.
-Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin mbi 40 shtete të botës.